Motra e Rita Orës ka për t’i thënë diçka Bebe Rexhës publikisht

Motra e Rita Orës ka për t’i thënë diçka Bebe Rexhës publikisht
10:34 | 9 Maj 2019

Elena Ora i ka thënë diçka publikisht Bebe Rexhës.

Bebe Rexha së fundmi ka qenë pjesë e kopërtinës së revistës ‘Health’, për të cilën edhe dha një intervistë, shkruan lajmi.net.

Bebe foli lidhur me shëndetin e saj dhe linjat trupore. Ajo tregoi se më me rëndësi e ka shëndetin andaj edhe bën palestër dhe nuk e pengon fare që është e shëndoshë ani pse kjo është diskutuar shpesh.

Ajo ka treguar se nuk ka bërë as ndërhyrje kirurgjike në vithe ani pse është thënë se ka bërë.

Lidhur me imazhin e saj në kopërtinën e revistës së lartëpërmendur ka reaguar edhe motra e Rita Orës, Elena.

Ajo e ka përgëzuar Bebe Rexhën publikisht nëpërmjet një postimi në Instastory./Lajmi.net/

TAGS