Motrat dhe vëllezërit e fëmijëve me autizëm kanë probleme emocionale dhe sociale

Edhe motrat dhe vëllezërit e fëmijëve me autizëm priren të kenë probleme me ankthe, depresion dhe vështirësi sociale, duke u bazuar në një analizë të gjatë.

Zbulimet japin dëshmitë më të fuqishme deri më sot se këta vëllezër dhe motra kanë probleme, thotë autorja Carolyn Shivers, profesoreshë për studime njerëzore në Virginian Potytechinc institute and State University, transmeton Telegrafi.

Ne kemi gjetur evidenca nga 70 studime që thonë se aktualisht diçka është duke ndodhur aty”, thotë ajo.

Këto zbulime i konfirmojnë teoritë e mëparshme, të cilat kanë sugjeruar se anëtarët familjarë të fëmijëve me autizëm i ndajnë disa trajta të njëjta të sëmundjes.

Sidoqoftë, nuk shpjegohet sa nga vështirësitë e vëllezërve dhe motrave janë të diktuara nga gjenetika më shumë se sa ambienti familjar, thotë William Mandy, zyrtar shëndetësor.

“Ne nuk e kuptojmë aq mirë at çfarë e përforcon këtë fenomen. Le të shpresojmë se ky hulumtim do të shërbejë që të zbulohet ai mekanizëm. Të kuptuarit biologjinë mund të na bëjë të kuptojmë më shumë për trashëgiminë e autizmit dhe ndoshta të nxjerrim disa strategji të vlefshme për t’u ndihmuar vëllezërve dhe motrave të personave me autizëm”, thotë Mandy.

Motrat dhe vëllezërit e fëmijëve me autizëm janë më të prirë të kenë tërheqje dhe aftësi të dobëta sociale se motrat dhe vëllezërit e atyre fëmijëve pa autizëm. Ata gjithashtu kalojnë më keq emocionalisht dhe shoqërisht, në masë të ndryshme, sesa motrat dhe vëllezërit e fëmijëve me çrregullime intelektuale ose forma të tjera të vonesave në zhvillim.

Megjithatë, ata nuk kanë më shumë gjasa që kontrollet të kenë probleme të sjelljes së jashtme si agresioni. Dhe strategjitë e tyre për përballimin e vështirësive po ashtu nuk janë të pazakonta.

Të gjeturat tregojnë se vëllezërit e motrat e fëmijëve autikë janë në rrezik të kushteve dytësore ose tipare të lidhura me autizmin, por jo karakteristikave kryesore të autizmit, të cilat studiuesit nuk e kanë shqyrtuar, thotë Molly Losh, profesor i shkencave të komunikimit dhe çrregullimeve në Northwestern University në Evanston , Illinois. Losh nuk ishte përfshirë në studim. /Telegrafi/

TAGS