Mourinho emëron stafin që do ta ketë te Tottenhami

Mourinho emëron stafin që do ta ketë te Tottenhami
8:43 | 21 Nentor 2019

Trajneri i ri i Tottenhamit, Jose Mourinho emëroi emrat si Joao Sacramento, Carlos Lalin, Nuno Santos, Ricardo Formosinho dhe Giovanni Cerra që do të jenë pjesë e stafit të tij.

Mourinho u konfirmua si trajner i Spurs të mërkurën në mëngjes, vetëm 12 orë pasi Mauricio Pochettino u shkarkua pas pesë vjet e gjysmë në krye të klubit.

Ekipi trajnues i Pochettino me Jesus Perez, Miguel D’Agostino dhe Antoni Jimenez gjithashtu u larguan nga klubi, domethënë që Mourinho është dashur të sjellë një grup krejtësisht të ri të stafit, transmeton lajmi.net.

Mourinho ka punuar shpejt për të njoftuar me stafin e tij të ri.

Sacramento do të jetë në rolin e ndihmës menaxherit, derisa Santos do të jetë trajner i portierëve pas largimit nga Lille. /Lajmi.net/ 

TAGS