Mourinho flet si trajner i Tottenham: Kam mësuar nga gabimet e mia

Mourinho flet si trajner i Tottenham: Kam mësuar nga gabimet e mia
Tash esht Koha
15:45 | 21 Nentor 2019

Jose Mourinho insiston se ka mësuar nga aventura që nuk i shkoi mirë te Manchester United, dhe është zotuar të mësojë nga gabimet e tij pas largimit prej 11 muajve nga futbolli.

Trajneri i ri i Tottenhamit e ka përshkruar veten si të përulur, duke thënë se ADN-ja e tij do të mbetet e njëjtë, por ai do të ndryshojë disa nga mënyrat e tij të punës, për të nxjerrë më të mirën nga lojtarët e tij.

Në pyetjen nëse ai ka mësuar nga aventura e tij jo e mirë te Man Utd, Mourinho u përgjigj: Unë mendoj kështu. Këta 11 muajt e fundit i kam përdorur për të menduar dhe për t’u përgatitur”.

“ADN-ja kurrë nuk humbet. Ju jeni ai që jeni, për gjërat e mira dhe të këqijat. Unë e di se në karrierën time kam bërë disa gabime”.

“Unë jam i përulur, jam mjaft i përulur që të përpiqem të analizojë karrierën time”.

“Kam qenë gjithmonë i përulur, problemi ishte se ju nuk e kuptuat atë. Unë kam qenë gjithmonë i përulur, por kjo ka qenë rrugën time”./Lajmi.net/

Tash esht Koha
TAGS