Mourinho i bindur: Kjo gjë do të ndodh me Tottenham

Mourinho i bindur: Kjo gjë do të ndodh me Tottenham
8:50 | 14 Dhjetor 2019

Jose Mourinho beson se është vetëm çështje kohe kur skuadra e tij Tottenham të ngjitej në tabelën e Premierligës, pasi portugezi zëvendësoi Mauricio Pochettinon në muajin nëntor.

Spurs patën një fillim sezon të mjerueshëm me trajnerin Pochettino, edhe pse vinin nga një edicion ku në Ligën e Kampionëve arritën deri në finale.

Me ardhjen e Jose Mourinhos në krye të skuadrës, skuadra ka bërë një ngjitje në tabelë falë rezultateve të mira, e po ashtu ata kanë siguruar edhe kalimin në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve.

“Ne e dimë se ku duhet të jemi”, ka thënë Mourinho në konferencë për shtyp para ndeshjes me Wolves, përcjell lajmi.net.

“Sigurisht, ne nuk i përkasim pjesës së dytë të tabelës, ku ishim. Ne as nuk i përkasim pozitës së shtatë ose tetë, ku jemi për momentin”.

“Ne e dimë se ku duhet të jemi dhe besojmë se në fund të sezonit, ne do të jemi atje”./Lajmi.net/

TAGS