Mourinho: Ja pse zgjodha Tottenhamin

Jose Mourinho, është tashmë trajneri i ri i Totenhemit dhe ditën e sotme, ka dalë në konferencë për shtyp teksa është prezantuar. Ai ka folur përse ka bërë këtë zgjedhje dhe ndjesinë e rikthimit në stol pas 11 mujash mungese.

Zgjedhja? “Jam shumë i lumtur që jam këtu. Klubi ka vështirësi, pasi ka ndryshuar trajnerin në mes të sezonit. Potenciali i kësaj skuadre, është i jashtëzakonshëm, ashtu si i lojtarëve që janë një nga arsyet pse e bëra këtë zgjedhje. Gjërat nuk ndryshohen në dy ditë. Nuk ka eksperiencë duke marrë drejtimin e një skuadre në mesin e sezonit. Më ka ndodhur vetëm me Porton”.

Ndjesia? “ Kam kuptuar që gjatë karrierës sime kam bërë gabime që nuk do t’i ribëja. Jam më i fortë, i relaksuar dhe i motivuar. Dua t’i shohë lojtarët e mi të nervozuar pas një ndeshje të humbur. Pasi nëse je i lumtur pas një humbje, është e vështirë të jesh fitimtar”.

Lojtarët në skadencë kontrate? “Nuk kam pasur kohë të shikoj raste konkrete. Gjëja e parë e rëndësishme për mua është që lojtarët të jenë mirë për ndeshjen e radh dhe nëse duan të largohen në janar ose qershor, mund të nënshkruajnë një kontratë të re që do jetë për të mirën e të gjithëve. Duhet të zgjedhin atë që i bën të lumtur. Për momentin duhet të shikoj në një të ardhme të shkurtër, për të marrë rezultate pozitive në dy ndeshjet e ardhshme”.

MEDIAL.mk