Mourinho: Salah ishte një djalë i vetmuar, një djalë naiv dhe fizikisht i brishtë te Chelsea

Jose Mourinho thotë se Mohamed Salah ishte “i vetmuar, naiv dhe fizikisht i brishtë” gjatë kohës sa ishte te Chelsea.

Egjiptiani bëri vetëm 13 paraqitje për skuadrën londineze pasi arritjes nga Baseli në vitin 2014.

Salah është bërë një yll në Anfield Road dhe portugezi beson se përvojat në Itali e ndihmuan atë të zhvillohet në një lojtar më të mirë.

Jose Mourinho (Foto by Gareth Copley/Getty Images/Guliver)

“Ai arriti në Chelsea nga Baseli”, tha ai për Sportin “Ai ishte një djalë i vetmuar, një djalë naiv dhe fizikisht i brishtë”.

“Pastaj shkoj në Itali dhe ka përvojë në Fiorentinë dhe Romë. Kur u kthye në Angli, ai u përshtat plotësisht me nivelin e lartë të futbollit evropian në kuptimin e plotë të fjalës”.

Lexo po ashtu:

“Kur lojtari është padyshim i talentuar, vitet mund ta ndryshojnë lojtarin më mirë”, tha trajneri që tash punon si analistë sportiv.

Ndryshe, 26-vjeçari deri më tani është paraqitur 64 herë për The Reds dhe ka shënuar 49 gola. /Telegrafi/

TAGS