Mozzik dhe Loredana paralajmërojnë projektin e ri

Dyshja e re e estradës, Mozzik dhe Loredana, kanë paralajmëruar projektin e ri.

Çifti i skenës publikuan dy bashkëpunime së bashku, e duket se ky ka qenë vetëm fillimi.

Mozzik me anë të një postimi në rrjetin social Instagram ka treguar se po vjen projekti i ri.

“Romeo & Julia” titullohet projekti i ri i dyshes, që si duket datë të lansimit e ka janarin.

Kënga është punuar në muzikë nga Miksu dhe Macloud, producentët e njohur evropianë.

Më parë projektet “Bonnie & Clyde” nga dyshja ishte shndërruar në hit të madh të publikut. /Telegrafi/

TAGS