Alsat 2019-08-19T17:02:15+02:00
MPB njofton se do të parashtroj padi penale kundër personit R.A. nga fshati Odër i Tetovës. 32-vjeçari akuzohet për disa vjedhje në fshatin Odër.
“Departamenti i Brendshëm i Policisë në Tetovë do të ngre padi kundër personit R.A. (32) nga fshati Odër i Tetovës, për shkak të dyshimit për kryerjen e pesë vjedhjeve të rënda, një vjedhje të rëndë në tentativë dhe një vjedhje. R.A. dyshohet se në maj dhe qershor të këtij viti ka hyrë me forcë në disa shtëpi në Odër dhe grabitur produkte të ndryshme teknike, pajisje shtëpiake dhe shumë gjëra tjera, të cilat ai më vonë i ka shitur tek disa persona në Tetovë, të cilët do të akuzohen fshehje të rastit. Shumica e gjësendeve dhe pajisjeve të grabitura janë gjetur dhe iu janë kthyer pronarëve”, njoftojnë nga MPB.
Loading…