“Po keqpërdoret rasti nga viti 2017, kur personi është raportuar se është zhdukur dhe menjëherë është gjetur. Në të vërtetë, Lluka Bozhinovski është paraqitur i zhdukur më 03.082017 në SP Gjorçe Petrov dhe menjëherë është gjetur, respektivisht është ndërprerë kërkimi pas tij më 04.08.2017. Apelojmë deri te qytetarët që të mos bien pre në lajmet e tilla të rreme, me të cilat disa individë dëshirojnë të shkaktojnë panik dhe pasiguri”, theksojnë nga MPB-ja.
Gënjeshtrat dhe dezinformatat e tilla, sipas MPB-së. bëhen me qëllim që të shkaktojnë druarje te qytetarët../MIA