MPB-Prokuroria: Zgjedhjet kaluan në atmosferë të qetë, korrekte dhe demokratike

MPB-Prokuroria: Zgjedhjet kaluan në atmosferë të qetë, korrekte dhe demokratike

Policia në ditën e zgjedhjeve ka regjistruar rreth 150 raste të parregullsive dhe kundërvajtjeve, ndërsa 30 prej tyre nuk janë vërtetuar. Janë ndaluar tetë persona, katër për fotografimin e fletëvotimeve, tre për kundërvajtje, ndërsa një qytetar me vetë ka mbajtur fletëvotimi kur është kapur nga policia. Në MPB ka më shumë se 70 kallëzime për agjitim në zgjedhje, 30 raste të dhënies së ryshfetit, votues të fotografuar, si dhe pengim të votimit. Më së shumti raste të tilla ka në Strumicë, Shkup dhe Shtip. Në votim është shkuar edhe me maska që kanë pasur simbole politike. Ministri Naqe Çulev tha se policia ka konstatuar nëntë kundërvajtje.

Tri kundërvajtje nga Kodi Zgjedhor dhe nga një kundërvajtje sipas nenit 4, zënkë në vend publik dhe nenit 14, përkatësisht veprim në kundërshtim me urdhrin e personit zyrtar nga Ligji për kundërvajtje kundër rendit dhe qetësisë publike – u shpreh Naqe Çulev, ministër i Brendshëm.

Nga ana tjetër, në Prokurori kanë mbërritur 24 kallëzime, disa për fotografim të fletëvotimeve, të tjerat për shkelje të heshtjes zgjedhore, për agjitacion, për ryshfet të supozuar. Në Strumicë supozohet se kanë ofruar vauçerë për karburant si zëvendësim për votën. Në Shtip në një shtëpi private është gjetur listë me 150 emra që është dyshim për blerje të supozuar zgjedhore.

Megjithatë, MPB-ja dhe Prokuroria vlerësojnë se dita e zgjedhjeve ka kaluar në atmosferë të qetë, korrekte dhe demokratike.
Kundërvajtje të parashtruara

SPB Strumicë – 38
SPB Shkup – 31
SPB Shtip – 31
SPB Manstir – 23
SPB Kumanovë – 14
SPB Tetovë– 6
SPB Veles – 3
SPB Ohër – 3

Igor Stefanovski