MSH: 94 raste të reja me Covid-19, 42 të shëruar dhe 8 viktima

MSH: 94 raste të reja me Covid-19, 42 të shëruar dhe 8 viktima

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë bërë 830 testime, kurse janë regjistruar 94 raste të reja me COVID-19. Në Shkup – 49, Gostivar – 13, Sveti Nikollë – 9, Shtip – 8, Tetovë – 6, nga 2 raste në Kumanovë, Strugë, Koçanë dhe Kërçovë dhe 1 rast në Prilep.

ISHP-ja ka regjistruar 42 pacientë të shëruar, prej të cilëve vetëm në Shkup – 27.

Kanë ndërruar jetë 8 persona, 2 pacientë nga Shkupi, dy nga Gostivari dhe nga një pacient nga Prilepi, Struga, Ohri dhe Kërçova.

Numri I përgjithshëm I të diagnostifikuarve me COVID-19 në vendin tonë shkon në 8623, numri I të shëruarve është 4603, kurse I viktimave – 401. Për momentin sic raportojnë autoritetet e shëndetësisë numri I rasteve aktive në vend është 3619. Në nivel vendi janë bërë gjithsejt 81.604 testime.