Në drejtim të përforcimit të kapaciteteve të shërbimeve patrulluese dhe zbatimit të projektit për kujdes shtëpiak në territorin e gjithë shtetit, javën e kaluar 134 infermiere filluan me punë në kohëzgjatje prej gjashtë muajve në shërbimet e veprimtarisë patrulluese në shtëpitë e shëndetit dhe spitalet e përgjithshme në vend, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë.
Pas vendosjes së shërbimeve të integruara për kujdes shtëpiak në Koçan dhe Resnjë, në fillim të këtij viti, Organizata Botërore e Shëndetit, duke i vlerësuar shërbimet për kujdes shtëpiak të Ministrisë së Shëndetësisë si masë e shkëlqyer për avancimin e shërbimeve shëndetësore te qytetarët, iu bëri thirrje ekspertëve kombëtarë në gjithë rajonin që ta ndjekin shembullin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, theksuan nga Ministria e Shëndetësisë.
“Para gati se një viti nga fillimi i pilot programit i cili filloi në komunat Koçan dhe Resnjë, me kënaqësi mund të themi se servisi mobil për mbrojtje shëndetësore dhe sociale funksionon shkëlqyeshëm. Me 134 infermiere të reja i përforcojmë kapacitetet e shërbimeve patrulluese dhe e zgjerojmë veprimtarinë e tyre në territorin e gjithë shtetit. Infermieret patrulluese janë kyçe, ndërsa përmes kësaj mase i afrojmë shërbimet shëndetësore më afër qytetarëve”, tha ministri Filipçe.
Programi bazohet në shërbimet të cilat tashmë i sigurojnë infermieret të cilat kryesisht punojnë me nëna dhe fëmijë përmes zgjerimit të shërbimeve në bashkësi me infermiere shtesë, punëtor social, fizioterapeut dhe kujdestar që t’i përmbushin nevojat edhe të pacientëve me rrezik social, grupe të margjinalizuara, qytetarë më të moshuar dhe pacientë me vështirësi në lëvizje, bëjnë të ditur nga Ministria e Shëndetësisë.