MSH: Prej sot Maqedonia e Veriut është njëra ndër vendet të cilat do të zbatojnë dy projekte të rëndësishme për luftë kundër koronavirusit

MSH: Prej sot Maqedonia e Veriut është njëra ndër vendet të cilat do të zbatojnë dy projekte të rëndësishme për luftë kundër koronavirusit

Prej sot Republika e Maqedonisë së Veriut është njëra ndër vendet në të cilat do të zbatohen dy projekte të rëndësishme ndërkombëtare për luftë kundër koronavirusit.

Njëherit, sot Organizata Botërore e Shëndetësisë e konfirmoi pjesëmarrjen e vendit tonë në programin “Solidaritet”, që paraqet studim të madhe ndërkombëtar i disenjuar të japë të dhëna për trajtim më efikas në shërimin e pacientëve me KOVID-19.

Qëllimi i studimit është në suaza të protokolleve të definuara të ndiqet efikasiteti i 5 opsioneve të terapisë me të cilat do të shërohen pacientët me KOVID-19.

Bëhet fjalë për program multicentrik në të cilin deri më tani janë përfshirë vendet nga të gjitha anët e botës mes të cilave: Argjentina, Bahreini, Kanadaja, Franca, Irani, Norvegjia, Afrika e Jugut, Spanja, Zvicra dhe Tajlanda.

Ministria e Shëndetësisë është në koordinim të vazhdueshëm me Zyrën e OBSH-së në vendin tonë, e cila nëm pajtim me kushtet dhe kriteret e konfirmuara do të duhet të sigurojë mbështetje teknike dhe eksperte për realizimin e studimit.

Në mënyrë shtesë, prej sot në suaza të Ministrisë së Shëndetësisë filloi trajning programi onlajn “COVID 19 Response Training” dedikuar për punonjësit shëndetësorë. Trajnimi është zhvilluar nga ana e “Project HOPE” së bashku me “Brown University” nga SHBA-ja dhe është bazuar në rekomandimet e OBSH-së për përballje me përhapjen e sëmundjes dhe mbrojtjen e punonjësve shëndetësorë, ndërsa për momentin vendi ynë është midis vendeve të para në Evropë në të cilat fillon programi.

Duke pasur parasysh se një pjesë e madhe e punonjësve shëndetësorë në botë janë infektuar me KOVID-19, trajnimin do ta ndjekin punonjës shëndetësorë, me qëllim primar që të trajnohet personeli mjekësor si para së gjithash ta mbrojë veten, ndërsa me këtë të ketë mundësi të ofrojë kujdes adekuat në pjesën e parandalimit dhe përhapjes së sëmundjes, kontrollit të gjendjes, stabilizim të të sëmurëve, diagnozë dhe menaxhment të situatës, skrining de triazhë, si dhe konfirmim të kapaciteteve të sistemit shëndetësor dhe zhvillim të tij.

Në Qendrën tonë klinike, trajnimin do ta ndjekin 20 mjekë dhe 20 infermiere, të cilët njohuritë e marra nga ekspertët nga SHBA-ja dhe Universiteti do t’ua transmetojnë edhe kolegëve të vet, jo vetëm në institucionet në Shkup, por edhe në të gjithë shtetin, në të gjitha Institucionet Shëndetësore Publike ku ka personel i cili mund të vijë në kontakt me pacientë pozitivë me KOVID-19.