Këshilltari i “Aleancës për Shqiptarët” në Komunën e Kumanovës, Osama Muadini, ka kërkuar që gjimnazi “Sami Frashëri”, të dislokohet në ndërtesën e shkollës fillore “Vuk Karaxhiq”. Prej vitesh, nxënësit shqiptarë të këtij gjimnazi në Kumanovë, në mungesë të objektit shkollor, mësimet i zhvillojnë në hapësirat e ish Kombinatit bujqësor.
Muadini, propozimin e tij e ka arsyetuar me faktin se në shkollën fillore me mësim në gjuhën maqedonase “Vuk Karaxhiq”, mësojnë vetëm 114 fëmijë, kurse këtë vit janë regjistruar vetëm 9 nxënës në klasë të parë, ndërsa gjimnazi “Sami Frashëri” ka 1200 nxënës shqiptarë.
“Propozoj që kjo shkollë t’i lihet në shfrytëzim gjimnazit “Sami Frashëri”, kurse nxënësit e shkollës fillore “Vuk Karaxhiq” të dislokohen në shkollën më të afërt për të ndjekur mësimet dhe njëherë e përgjithmonë t’i jepet fund problemit. Kërkojë që statute i shkollës “Vuk Karaxhiq” të dërgohet në Ministrinë e Arsimit dhe të shihet nëse kjo shkollë mund të funksionojë me numër aq të vogël të nxënësve. Ftoj ministrin që është nga qyteti ynë të merret me statutin e kësaj shkolle”, tha Moadini në Këshillin e Kumanovës.
Pas debateve të ashpra që ka shkaktuar ky propopozim mes Moadinit dhe këshilltarëve maqedonas, mbledhja e Këshillit është ndërprerë ndërsa propozimi nuk është hedhur në votim.
Data 25.04.2024
Aktuale
- Qoku: Ne do fitojmë, sepse nijetin e kemi të mirë!
- Sela: Arben, kthehu tani në profesionin e mjekut
- Numërohen 100% e votave në komunë e Bogovinës
- Dimitrievski: ZNAM është opsioni i tretë në bllokun politik maqedonas
- Kovaçevski: Është e qartë se njerëzit na ndëshkuan, presim rezultate më të mira në raundin e dytë
- Pas Kiarës, Luizi bën urimin e veçantë për Nëna Letën
- Mickoski: Urova Taravarin për rezultatin, të mos lejojmë BDI në rrethinë e dytë të bëj rezultat të mirë
- Pendarovski: Vazhdojmë garën, fillojmë nga zero