Muhamed Zekiri : Mbaju Izet, mos ke frik, vendin e keni në opozitë

Muhamed Zekiri :  Mbaju Izet, mos ke frik, vendin e keni në opozitë

Deputeti i LSDM Muhamed Zekiri ka komentuar deklaratat e nënkryetarit të BDI-së Izet Mexhitit se nuk do ketë qeveri pa fituesin tek pala shqiptare.

Zekiri këtë deklaratë e ka komentuar me fjalët: Mbaju Izet e mos ke frike vendin e keni ne opozit.

Nuk mund të ketë qeveri në vend, pa fituesin e zgjedhjeve të bllokut shqiptarë. Këtë paralajmërim e bëri, nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Izet Mexhiti.

Reagim i Mexhitit vjen një dit pas koalicionit LSDM-BESA.

Ai tha se Lëvizja Besa është parti e etur për pushtet dhe ka pranuar që të lidh koalicion me LSDM-në, pa asnjë kusht.

Ai tha se janë të fokusuar dhe janë duke punuar që të marrin legjitimitetin e popullit shqiptarë.

Mexhiti tha se BDI-ja është garancë e Marrëveshjes së Ohrit, garancë dhe nismëtare e marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë.