Muhiq merr pjesë në Konferencën e Asamblesë parlamentare të Frankofonisë

Sot në Bruksel do të mbahet Konferenca e Asamblesë parlamentare e Frankofonisë – Rajoni i Evropës (APF – Rajoni i Evropës), në të cilën do të marrë pjesë Ferid Muhiq, deputet dhe nënkryetar i Seksionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut (APF).

Kjo konferencë mbahet me rastin e 20 marsit – Dita ndërkombëtare e Frankofonisë dhe në të njëjtën do të debatohet për gjendjen e përdorimit të gjuhëve në institucionet e BE-së, sfidat gjeostrategjike të gjuhëve dhe për promovimin e multilinguizmit në Evropë.

Pjesëmarrësve në këtë mbledhje do t’u drejtohet Zhan-Poll Vall, shef i Misionit Evropa të Asamblesë parlamentare të frankofonisë; Zhak Kraball, sekretar i përgjithshëm i Asamblesë parlamentare të frankofonisë; Bruno Fuhs, kryetar i Seksionit të Asamblesë nacionale të frankofonisë; Hamza Fasi Firi, kryetar i Seksionit të Belgjikës në APF; Lluj Mishell, ish-komisar i KE dhe deputet në Parlamentin Evropian, si dhe ekspertë të shumtë.

Loading…

TAGS