S A 2019-04-17T13:10:51+02:00
Lënda “Toplik” për shitjen e tokës shtetërore për ndërtim të kompleksit “Qyteti i diellit” në Sopishte vazhdon më 17 maj, pasi seanca e sotme është shtyrë për shkak mungesës së gjykatësit Ognen Stavrev.
Në seancën e sotme në gjykatë të pranishëm ishin i dyshuari i parë në rastin, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski dhe pesë të akuzuar të tjerë, si dhe dëshmitarët e thirrur.
Në seancën e ardhshme, siç është paralajmëruar duhet të merren në pyetje pesë dëshmitarë.
Lëndën e drejton gjykatësi Osman Shabani, ndërsa përfaqësues i akuzës është prokurori Burim Rustemi i PSP-së.
Sipas aktakuzës të PSP-së, i dyshuari i parë Janakieski, si person udhëheqës në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve , në kundërshtim me Ligjin për furnizime publike ka krijuar Komision për tenderë të cilit i ka urdhëruar të zgjedh ofertues për blerje dhe disponim me tokë shtetërore për ndërtimin e kompleksit elit “Qyteti i diellit” në Sopishte edhe pse kompania nuk i ka plotësuar kushtet për këtë.
Janakieski dhe pesë të tjerët e kanë dëmtuar Buxhetin e shteti për 64.206.839 denarë gjegjësisht për një milionë e 44.000 euro.
Loading…