Muric zë vend në formacionin e vitit (U-21) në Premierligë

Muric zë vend në formacionin e vitit (U-21) në Premierligë
18:27 | 16 Maj 2019

Portieri i kombëtares së Kosovës, Arijanet Muric, ka regjistruar një sezon mjaftë të mirë këtë vit.

Aro është shpallur kampion në Premierligë me skuadrën e tij Manchester City, ku nuk pati shumë paraqitje, pasi në konkurrencë me Ederson Moraes ishte zgjedhja e dytë.

Shanset e portierit kosovar ishin në Kupën e Ligës, ku ai pati paraqitje të jashtëzakonshme, sidomos atë kundër Leicester City.

Kështu, në kategorinë U-21, në formacionin e vitit në Premierligë, është rezervuar një vend edhe për gardianin e Kosovës.

Në këtë formacion reprezentohen 10 skuadra. Më poshtë lajmi.net ua përcjell 11 lojtarët që ‘Goal’ ka listuar për formacionin më të mirë të vitit në kategorinë U-21. 

Arijanet Muric; Trent Alexander – Arnold, Juan Foyth, Joe Gomez, Ryan Sessegnon; Declan Rice, Matteo Guendouzi, David Brooks; Richarlison, Marcus Rashford, Dwight McNeil. /Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS