Muriqi rikthen formën, shënon në fitoren e thellë të Fenerbahces

Muriqi rikthen formën, shënon në fitoren e thellë të Fenerbahces
20:42 | 3 Dhjetor 2019

Vedat Muriqi ka gjetur formën më të mirë pas rikthimit nga lëndimi.

Sulmuesi i Kosovës ka arritur të shënojë dhe të asistojë në fitoren 4:0 të Fenerbahces kundër Istanbulspor në Kupën e Turqisë.

Muriqi fillimisht asistoi te goli i dytë i shënuar nga Kadioglu, në minutën e 16’.

25 vjeçari në pjesën e dytë arriti të regjistrohet në listën e golashënuesve, duke shënuar në minutën e 71’.

Golin e Muriqit mund ta shikoni në videon e mëposhtme./Lajmi.net/

TAGS