Mustafa: Jemi bashkë me qytetarët e Komunës së Gjilanit në këto momente tronditëse

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka dërguar një telegram ngushëllimi me rastin e aksidentit të sotëm në Gjilan.

Mustafa ka shprehur ngushëllime për vdekjen e familjarit dhe të lënduarve u ka uruar shërim të shpejt.

“Lajmi për aksidentin që ka ndodhur në Gjilan, më tronditi thellë. Në emrin tim ju shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta dhe bashkë-ndjejmë me familjen Çoçaj për vdekjen e familjarit të tyre, ndërsa të lënduarve ju uroj shërim të shpejtë.

Jemi bashkë me qytetarët e Komunës së Gjilanit në këto momente tronditëse”, thuhet në telegramin e Mustafës./Telegrafi/

TAGS