Mustafa kujton Fehmi Aganin: Njeri me mendje për çdo kohë e çdo situatë, ideolog i përmasave të mëdha

Mustafa kujton Fehmi Aganin: Njeri me mendje për çdo kohë e çdo situatë, ideolog i përmasave të mëdha

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, e ka kujtuar Fehmi Aganin, në 20 vjetorin e vrasjes nga shteti serb.

Përmes një shkrimi në Facebook, e ka quajtur “njeri me mendje për çdo kohë dhe për çdo situatë e të rrezikshëm për armikun”.

“Profesor Fehmi Aganin e kujtojmë sot të gjithë në njëzetvjetorin e vrasjes së tij nga shteti serb. Nënkryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, njeriun më të afërt të Presidentit Rugova, Profesorin e Studiuesin e pashoq.

Të gjithë ne që e takuam dhe punuam me Profesor Aganin, aq sa e patëm rastin të punojmë, mësuam shumë nga urtësia e Tij, vizioni dhe largpamësia në të shtjelluarit politik. Ishte një ideolog i përmasave të mëdha. Njeri me me mendje për çdo kohë dhe për çdo situatë. I rrezikshëm për armikun. Vepra e Profesor Aganit mbetet gjithherë e më e fuqishme”, ka shkruar Mustafa./Telegrafi/

TAGS