Mustafa: Qëndrimet e LDK-së dhe CDU-së për dialogun përputhen në tërësi

Mustafa: Qëndrimet e LDK-së dhe CDU-së për dialogun përputhen në tërësi

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka njoftuar se mbrëmë ka takuar deputetët Christian Schmidt dhe Peter Bayer të CDU-së në Bundestagun gjerman, me të cilët kanë biseduar për çështjet aktuale në Kosovë, si dhe dialogun Kosovë-Serbi.

Mustafa thotë se qëndrimet e LDK-së dhe deputetëve të CDU-së janë në përputhshmëri të tërësishme.

Postimi i plotë:

Mbrëmë takova deputetët e CDU-së në Bundestagun Gjerman, z. Christian Schmidt dhe Peter Bayer së bashku me drejtuesit e Konrad Adenauer Stiftung. Biseduam për çështjet aktuale në Kosovë, për bashkëpunimin regjional, veçmas atë ekonomik, dhe perspektivën evropiane të Kosovës. Trajtuam, po ashtu, bashkëpunimin e LDK-së me CDU, si parti simotra në familjen e Partive Popullore Evropiane. Përfaqësuesit e lartë gjerman rikonfirmuan qëndrimin e tyre për dialogun dhe për kufijtë, që përputhet në tërësi me qëndrimin e LDK-së. Në takim morën pjesë edhe Agim Veliu e Lutfi Haizri, nënkryetar të LDK-së dhe Vlora Dumoshi, anëtare e Kryesisë.
/Telegrafi/

TAGS