Mustafa takohet me drejtorin e NDI, flasin për bashkëpunimin e mëtutjeshëm

Mustafa takohet me drejtorin e NDI, flasin për bashkëpunimin e mëtutjeshëm

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, është takuar me presidentin e Institutit Kombëtar Demokratik (NDI), Derek Mitchell.

Sipas njoftimit për media, Mustafa, falënderoi ambasadorin Mitchell për përkrahjen e vazhdueshme që i ka dhënë NDI institucioneve kosovare drejt zhvillimit dhe avancimit të vlerave dhe institucioneve demokratike në vend.

“NDI ka përkrahur vazhdimisht organet e LDK-së, veçanërisht Grupin Parlamentar, Forumin e Gruas dhe Forumin e Rinisë. Kryetari Mustafa shpalosi zhvillimet e fundit në vend dhe qëndrimet e LDK-së rreth sigurisë, korrupsionit, arsimit, shëndetësisë, infrastrukturës dhe investimeve të huaja në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Sipas komunikatës, ambasadori Mitchell falënderoi kryetarin Mustafa për mirëpritjen dhe bashkëpunimin e dy institucioneve tona këto 20 vite. Ky bashkëpunim, pritet të vazhdojë edhe më fuqishëm, gjatë viteve në vijim./Telegrafi/

TAGS