Mustafa: Thaçi gaboi kur e hapi temën e kufijve

Mustafa: Thaçi gaboi kur e hapi temën e kufijve

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se subjekti i tij politik nuk do të përfshihet në dialog para se vendi të shkoj në zgjedhje të reja.

Në një intervistë për emisionin n’Shesh në televizionin publik, Mustafa ka thënë se kjo qeveri nuk e ka legjitimitetin e duhur për të përmbyllur procesin e dialogut

“Në këtë fazë nuk do të përfshihemi në dialog. Ne mund ë bëhemi pjese e dialogut vetëm pasi vendi të shkoj në zgjedhje dhe të kemi legjitimim qytetar. Kjo qeveri nuk e ka shumicën dhe nuk mund të ratifikoj marrëveshjen eventuale me Serbinë”, ka thënë Mustafa.

Duke folur për marrëveshjen përfundimtare me Serbinë, ai ka thënë se LDK nuk përkrah marrëveshje që prek territorin e Kosovës.

“Marrëveshja me Serbinë nuk guxon të prek  çështjen e kufijve. Mendoj se ka qenë gabim i presidentit por edhe i atyre që kanë folur për temën e kufijve. Korrigjimi i kufirit është një ide serbe që është gatuar shumë moti edhe në Akademinë Serbe të Shkencave”, tha Mustafa.

Kreu i LDK-së e ka vlerësuar konsistencën e kryeministrit të vendit Ramush Haradinaj në këtë pikë duke thënë se pa kundërshtimin e tij zor se do të ishte ndaluar ideja për korrigjimin e kufirit.

“Mendoj se kryeministri ka qenë i qartë dhe konsistent në këtë pikë. Pa këtë kundërshti edhe opozita do ta kishte vështirë të ndalte një këtë çështje”, ka thënë ai.

TAGS