Muzeu Memorial i Paqes në Hiroshima

Dr.Muhamed Kajolli

Për fat timin, gjatë qëndrimit tim në Hiroshima, një pjesë e muzeut po rinovohej, dhe për këtë arsye nuk arrita ta vizitoj e ta përjetoj çdo detaj të prezantuar në të. Prandaj, mendoj se lexuesve dhe shokëve të mi nuk do të arrij t’ia përcjell çdo përjetim timin nga vendi i ngjarjes. Me shpresë se ky shkrim imi do t’i nxisë të tjerët që të mësojnë nga interneti edhe më shumë se sa kam arrite unë t’iu paraqes në këtë libërth.
Unë kam arrite të nxjerr disa fotografi të cilat mendoj se janë shumë pak nga sa mendohet se janë në të. Sidoqoftë, unë i uroj secilit që shkon për të vizituar, për punë ose zyrtarisht të mund ta vizitojë këtë muze sepse ka shumë për të pa edhe për të mësuar. A nuk thuhet se, atë që ta nxë syri ta kap mendja. Pra, në këtë muze keni për të parë mbetjet e viktimave, qofshin ato në fotografi ose origjinale, dhe materiale të tjera që tregojnë tmerrin e kësaj ngjarje të kësaj dite dhe pasojat që ka lenë goditja e kësaj ngjarje për vite ose decenie me radhë. Në të mëson se si ishte jeta para rënies së bombës dhe pas rënies së bombës. Gjithashtu mëson statusin aktual të periudhës së armëve bërthamore.

                                                   (Fotografi e shkrepur nga unë)

Pra, secila fotografi në vetvete të bën të përkujtosh dallimin midis leximeve ose mësimeve në të kaluarën dhe përjetimin që të mbush me pikëllimin, zemërimin ose dhembjet e njerëzve të vërtetë. Duke i përjetuar këto pamje, mendoj se secili vizitor lutet që kjo ngjarje katastrofë të mos përsëritet sado të mëdha të janë vuajtjet brenda një shoqërie. Gjenerata e cila e ka ngritur këtë muze si rezultat i fatkeqësisë së tyre, nxjerr mesazhin me bindje të thellë për eliminimin e të gjitha armëve bërthamore. Nga popujt tjerë japonezët kërkon të vetëdijesohen pa ndodhur një gjë e tillë në mesin e tyre që të mund ta realizojnë një bashkëjetesë të sinqertë paqësore midis popujve.
Për lehtësimin e vizitorëve shteti kishte paraparë që muzeun ta ndante në dy pjesë. Pjesa lindore e tij shpjegon historinë e qytetit para bombardimit, zhvillimit dhe vendimit të tyre për një jetë pa bomba të tilla. Tregon jetën e qytetarëve të Hiroshimës gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe pas bombardimeve dhe përfundon me informacionin mbi epokën bërthamore me përpjekjet për realizimin e projekteve për paqen ndërkombëtare. Përfshirë në këtë seksion është një model që tregon dëmet e bëra në qytet. Ka disa letra të rëndësishme të shkëmbyera midis shkencëtarëve dhe drejtuesve të lartë të asaj kohe duke folur për zhvillimin atomik dhe rezultatin e parashikuar të përdorimit të tij.
Pjesa e Perëndimit, e cila ishte pjesë e muzeut të vjetër, në të ishin përqendruar dëmet që janë shkaktuar nga bomba atomike. Në të përfshiheshin dëshmitë materiale, sikurse veshjet e grisura, djegura, shikon mbetje flokësh, shikon gjera personale të njerëzve që i kanë pasur me vete, sikur se orë, biçikleta, gërshërë, doreza, këpucë ose nalle prej druri, kapela, shalla e shumë gjera të tjera që njeriu i përdorë në jetën e përditshme.

(Rrobat që kanë pësuar si pasojë e bombës)
Dëmtime të tjera si rezultat i Rrezatimit dhe nxehtësisë. Është një seksion i veçantë në të cilin sheh se çfarë kishte ndodhur me pemët, me gurët dhe me metalet e ndryshme sikur gjësende prej hekuri, qelqi, artikujve ushqimorë ose trupat e njerëzve si janë djegur si rezultat i lirimit të kësaj nxehtësie të madhe e që është shkaktuar nga bomba atomike. Duke i parë këto gjera vizitori domosdoshmërisht syrin do ta përqendrojë tek detajet, që brenda pak sekondave përjeton shumë gjera që të lënë mbresa të thella derisa sheh efektet e kësaj bombe.

(deformimet e një fanar prej hekuri)

                                    (Ora që ka ndaluar së punuari në momentin e shpërthimit)

Duket, kjo biçikletë ka qenë më larg perimetrit të bombës, prandaj i ka shpëtuar deformimit të plotë.
Pra, këtu shikon se si është deformuar ndonjë objekt i bërë prej hekuri (se si ai gjësend pjesërisht është shkrirë), se si xhami i abazhurëve është dëmtuar (varësisht se në cilën anë e ka kapë nxehtësia në momentin e shpërthimit të bombës atomike). Së fundmi sheh se çfarë dëmtimi i janë shkaktuar trupave të njerëzve si rezultat i Rrezatimit, pra, shikon detaje rreth efekteve shëndetësore të vuajtjeve të njerëzit për vite të tëra.
Dhe së fundmi në të mëson se çfarë është duke bërë bota për realizimin e një paqe gjithë përfshirëse ndërkombëtare. Derisa po shikoja aktivitetet e shkencëtarëve, takimet e shoqërive civile, besa edhe të politikanëve për një moment parafytyrova presidentin e SHBA-ve Donald Trump-in dhe atë të Rusisë Vladimir Putin-in të cilët nuk e rifirmosën marrëveshjen e denulearizimit të realizuar në vitit 1991 midis presidentëve të SHBA-ve Bush i vjetri, dhe presidentit së Ish BRSS, Mihail Gorbaçovit.

Foto tjera të bëra brenda muzeut:

Këtu tregohen përmasat e bombës së hedhur në Hiroshima, dhe përmasat e bombave të tanishme edhe pse janë më të vogla, mirëpo, fuqinë e kanë shumë më të madhe se të Hiroshimës.

(Bota pas shpërthimit).

(Pasojat ndër vite)

Sadako Sasaki ishte një vajzë e re e cila ishte sëmurë me leucemi si rezultat i skspozimit të rrezatimit të shpërthimit. Kjo në moshën e saj dy vjeçare ishte prekur nga ky rrezatim, ndërsa ka vdekur dhjetë vjet më vonë.

(Djaloshi i cili vuante pasojat e këtij rrezatimi)

Që nga fëmijëria ime, si rezultat i persekutimit familjar, ngjarjet politike më janë imponuar t’i përcjell me vëmendje të thellë. Shumë, ngjarje dhe detaje politike i kam ditur dhe njohur, mirëpo, kur e pash këtë foto me vete thash: Sa botë e rrejshme që është!? Unë, edhe pse e pash këtë foto në këtë muze dhe shkrimin e marrëveshjes së kësaj date, sot, them se e gjithë puna e shkencëtarëve dhe njerëzve vullnet mirë për një botë më paqësore ka qenë vetëm një paraqitje false me qëllim për të fituar në kohë!? Këtë e them sepse dy presidentët prezent të shteteve më të fuqishme ushtarake në botë nuk kanë rifirmosur marrëveshjen e denuklearizimit.
Sipas njohurive të mija fetare e shkencore, jam i bindur se njerëzit vullnet-mirë në botë janë më shumë se 97 % nga totalit i njerëzve në glob. Bota e sotme duket se është pre e këtij 3 përqindëshi i cili ka filluar të tërbohet, egërsia e tyre është shfaqur që kur në botë kanë filluar të rriten lëvizjet e ndryshme në nivel global të cilët po thërrasin ndërgjegjen njerëzore për paqe, harmoni dhe mirëqenie njerëzore…