13 September
Banorët e Veriut të Shkupit ndjehen të kërcënuar nga drunjtë e pakrasitur nëpër parqe. Për shkak të rëndesës dhe erërave, degët e mëdha si këto që shihni në ekran, shpesh herë thyhen dhe bien në parqet e frekuentuara me fëmijë. Për shkak të degëve të thyera, banori i kësaj lagjeje Isa Isahu është i detyruar që nipërit e tij t’i shoqëroj deri në shkollë, duke druajtur për sigurinë e fëmijëve.
Fëmijët i kemi këtu gati gjatë gjithë ditës luajnë. Natyrisht që janë të rrezikuar nga këto drunjtë. “Kemi kujdes! I mbajmë pranë vetes, kur frynë era i largojmë dhe i fusim brenda”
Jetoj qe 27 vjet në këtë lagje, kësi katastrofe nuk ka qenë asnjëherë! Drunjtë po thyhen nga era por rreziku më i madh është sepse fëmijët lozin këtu gjatë gjithë ditës- ankohen banorët.
Udhëheqësit e Ndërmarrjes Publike kompetente për mirëmbajtjen e parqeve “Parqe dhe gjelbërime” duke mos dashur që të shfaqen para kamerës së Alsat-M, thanë se po punojnë në sanimin e dëmeve, por ekipi i ynë në terren sot nuk pa askënd që punonte në largimin e degëve të thyera dhe krasitjen e degëve që rrezikonin të thyheshin nga rëndesa. Nga “Parqe dhe gjelbërime” madje mbyllën telefonin duke mos dashur të japin më shumë sqarime për punën e tyre, për mirëmbajtjen e parqeve në Qytetin e Shkupit.
Besian Leka