“Na kujtojnë pasanikë”, Elton Deda reagon ashpër ndaj vendimit për muzikën: Po shkojmë drejt falimentit!

“Na kujtojnë pasanikë”, Elton Deda reagon ashpër ndaj vendimit për muzikën: Po shkojmë drejt falimentit!

Elton Deda ka reaguar ashpër përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ndërsa tregon se sa pesimist është bërë për të ardhmen e muzikës, sepse nuk ka mbështetje nga shteti.



“Tashmë ne muzikantët në Shqipëri e Kosovë po hyjmë në muajin e 8 pa punuar. Një pjesë dërrmuese e jona, të ardhurat kryesore i kanë prej punës së lodhshme deri në orët e para të mëngjesit, në klube, bare e lounge të ndryshme.

Nuk punojmë dot, jo sepse jemi të paaftë, por sepse nuk lejohemi. Mbasi na kanë denigruar mirë e mirë me akte normative të bëra nga njerëz që thjesht nuk duan t’ja dinë për jetët e të tjerëve, mbasi na konsiderojnë pasanikë, ndërkohë që shumë prej nesh po shkojnë drejt falimentit financiar, edhe nuk na dëgjojnë e nuk na përfillin.

Nëse na mbyllën, duhet të mendoheshe një strategji kompensimi, minimumi që mund të bëjë një shtet te i cili ne paguajmë rregullisht taksa. Personalisht ndihem tepër pesimist, më tepër prej indiferencës sesa prej gropës që thellohet çdo ditë”,- ka shkruar ai.

TAGS