“Na ndodh që edhe zhgënjehemi”/ Rrëfimi i sinqertë i Jonida Maliqir

 “Na ndodh që edhe zhgënjehemi”/ Rrëfimi i sinqertë i Jonida Maliqir

Këngëtarja Jonida Maliqi ka qenë e ftuar në spektaklin “Klanifornia” në Tv Klan, ku i është përgjigjur pyetjeve të moderatores Marina Vjollca.Jonida është shprehur se nga eksperienca ka mësuar që nuk duhet të hakmerret, ndërsa gabimi i saj në raport me të tjerët, thotë se është besimi i tepruar tek njerëzit. Këngëtarja i është shmangur pyetjes se me cilin person do të donte të dilte për një darkë romantike, duke pranuar sfidën e Marina Vjollcës.





Marina Vjollca: Nëse do të ndryshoje diçka në të shkuarën, çfarë do të bëje ndryshe?

Jonida Maliqi: Jeta më ka mësuar mos të hakmerrem. Si dikur kur kam qenë më e re edhe kur njerëzit më bënin keq, doja të merrja masa. Me kalimin e kohës kam kuptuar mos bëj keq që mos të gjesh keq.

Marina Vjollca: Cili mendoni se është ushqimi më seksi?

Jonida Maliqi: Ndoshta do të tingëllojë e çuditshme, por mua më është dukur gjithmonë mandarina. Nëse e hapim mandarinën dhe marrim një copëz…Pikërisht ajo copëza e mandarinës, sidomos nga ana që është më volumizone, mua më ka dhënë përshtypjen sikur është një buzë. Edhe kur e kafshon, ka lëng është e butë.

Marina Vjollca: Nëse nesër është dita juaj e fundit e jetës, çfarë do bëje në 24 orë?

Jonida Maliqi: Mendja më shkon direkt tek im bir. Sigurisht që do mbaja atë për 24 orë përqafuar, ashtu sikurse edhe familjarët e mi. Do i shkruaja një letër që mos të trishtoheshin shumë për ikjen time sepse do i survejoja nga lart.

Marina Vjollca: Çfarë të bën për të qeshur?

Jonida Maliqi: Në varësi të situatës, njerëzit që kanë humor më pëlqejnë. Më pëlqejnë ironitë, shakatë, gjithmonë brenda një limit të caktuar, edhe filmat komikë.

Marina Vjollca: Cili është defekti që të vënë në pah më shumë miqtë e tu?

Jonida Maliqi: Që besoj shumë tek njerëzit.

Marina Vjollca: Ka ndonjë person që i ke besuar më shumë seç duhet? Ndonjë person specifik?

Jonida Maliqi: Me të gjithë njerëzit që vendos të ndaj kohën time që t’i kem pranë vetes, kam besim absolut. Hera-herës na ndodh të gjithëve të zhgënjehemi.

Marina Vjollca: Nëse do të kishe mundësi të zgjidhje një person, në Shqipëri, kë do të ftoje për darkë?

Jonida Maliqi: Pranoj sfidën, nuk jap emra.

TAGS