Naim Maloku: Nuk ka me pas bir nane që ka me nënshkru marrëveshje pa Ramushin

Naim Maloku: Nuk ka me pas bir nane që ka me nënshkru marrëveshje pa Ramushin

Naim Maloku, këshilltar i kryeministrit dhe ish epror i UÇK-së, ka reaguar pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili sot tha se ka pranuar ftesë nga Gjykata Speciale.

“Nëse dikush mendon që me largimin e Ramushit mund të arrihet me lehtë marrëveshja me Serbinë, e ka shumë gabim. Nuk ka me pasë bir nane që ka me nënshkru marrëveshje pa Ramush Haradinajn”, ka thënë Maloku, transmeton Ballkani.info.

Sipas tij, me aktin e dorëheqjes sot, dhe me vijat e qarta që i qiti për të ardhmen e vendit, i mbylli të gjitha mundësitë e kalkulimeve në dëm të Kosovës.

“Mbane mend!”, ka thënë në fund Maloku.