“Nainggolan do të kthehet në Romë”

“Nainggolan do të kthehet në Romë”
Tash esht Koha

Dëshira e madhe e Nainggolan është që të rikthehet në Romë

Sipas ish presidentit të Cagliarit, Massimo Cellino, Radja Nainggolan është destinuar që të rikthehet në Romë, “është ëndrra e tij”.

Cellino e solli Nainggolanin te Cagliari në janar të vitit 2010 nga Piacenza dhe shumë shpejtë u shndërrua në yllin që është sot.

Sido që të jetë, në vitin 2018 papritur u largua nga Roma, për të kaluar te Interi, ku nuk bindi dhe tani është i huazuar te Cagliari.

“Është e vështirë të mos e duash atë”, tha ai për Corriere dello Sport.

“Herën e fundit kur u takuam, ai më përqafoi fortë. Për mendimin tim, ai do të kthehet te Roma”.

“Është ëndrra e tij, ai është i pushtuar nga qyteti dhe gjithçka rreth klubit. Radja është i aftë t’ju japë gjithçka në fushë”.

Nainggolan ka shënuar 33 gola në 203 ndeshje për Romën para se të kalojë te Interi në verën e vitit 2018. 

MEDIAL.mk

Tash esht Koha