Nainggolan zgjedh skuadrën e re

Nainggolan zgjedh skuadrën e re
17:49 | 25 Korrik 2019

E ardhmja e Radja Nainggolan mund të jetë në Itali, por larg Interit.

Mesfushori belg do të largohet nga Inter, pasi së bashku me Mauro Icardin, nuk janë pjesë e planeve të Antonio Conte.

Mediet në Itali raportojnë se Sampdoria është skuadra e parë që ka kërkuar Nainggolan këtë verë, përcjell lajmi.net.

Por, është mesfushori që po shtyn një lëvizje në drejtim të Cagliarit.

Lojtari ka veshur fanellën e Cagliarit gjatë viteve 2010-2014, për t’u transferuar pastaj te Roma./Lajmi.net/

TAGS