Najçevska: Partitë vendosin vetën mbi Kushtetutën dhe institucionet e vendit

Najçevska: Partitë vendosin vetën mbi Kushtetutën dhe institucionet e vendit
Tash esht Koha

Sa më shumë që zvarritet gjetja e zgjidhjes për të dalë nga kriza politike, aq më shumë shkelet rendi kushtetues i vendit. Kështu vlerëson Profesoresha Mirjana Najçevska sipas së cilës mosmarrëveshja e partive për mbajtjen e zgjedhjeve dëshmon se ato e vendosin veten mbi Kushtetutën dhe institucionet e vendit.

“Gradualisht partitë e marrin funksionin e institucioneve dhe strukturave shtetërore dhe me këtë me këmbëngulje, për çdo ditë, në vazhdimësi e rrënojnë rendin kushtetues. Kështu që, po kjo mund të ndodh, por nuk është shtet dhe assesi nuk mund të flasim për drejtësi dhe demokraci kur nuk i kemi strukturat themelore shtet formuese, për momentin ajo është Kuvendi dhe përfaqësimi i qytetarëve përmes Kuvendi. Sipas meje, të gjitha këto vendime që sillen mes partive e të cilat dalin jashtë zgjidhjes institucionale paraqesin vendime kundër kushtetuese dhe për mua ata paraqesin pasqyrën e shkeljes së dhunshme të sistemit politik”, deklaroi Mirjana Najçevska, profesoreshë.

Tash esht Koha