Napoli e mund Romën, luftë për një vend në Europa League

Napoli e mund Romën, luftë për një vend në Europa League

Napoli ka marrë tri pikë të arta në San Paolo duke e mposhtur 2-1 Romën.

Duke parë se vendi i katërt që dërgon në Champions League dhe mbahet nga Atalanta me 15 pikë diferencë nga vendi i pestë, mund të thuhet se për skuadra si Roma, Napoli dhe Milan ajo ëndërr ka mbaruar.

Kështu, ato tani janë duke luftuar për dy vende që dërgojnë në Europa League dhe me fitoren kundër rivalit direkt Romës, Napoli ka bërë një hap para në këtë aspekt.

Skuadra e Gattusos fitoi me golat e Callejon dhe Insigne, derisa për mysafirët realizoi Mkhitaryan.

Kështu, Napoli tani e ka barazuar Romën dhe ka shkuar në kuotën e 48 pikëve, dy më shumë se Milani, mes të cilave duket se deri në fund do të diskutohet zona Europa League.