Napoli fillon me sanksione, ky është lojtari që e pëson më së shumti

Napoli fillon me sanksione, ky është lojtari që e pëson më së shumti
11:39 | 25 Nentor 2019

Napoli raportohet se ka filluar të ndëshkojë lojtarët e tyre, me Allan që u gjobit i parë me 200 mijë euro për përleshjen e tij me djalin e Aurelio De Laurentiis, Edo.

Presidenti vendosi që skuadra e tij të takohej në qendrën stërvitore një javë para pushimit ndërkombëtar, por një rebelim kundër vendimit dhe telasheve pas ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër RB Salzburgut i ka lënë lojtarët në përfundimin e sanksioneve.

Allan është lojtari që është goditur më shumë, edhe nëse neni 11 i një marrëveshje kolektive midis lojtarëve deklaron që një gjobë “nuk mund të kalojë 25 përqind të pagës bruto mujore”, përcjell lajmi.net.

Sipas Gazzetta dello Sport, mesfushori brazilian është urdhëruar të paguajë gjysmën e pagës së tij mujore.

Sanksionet – sipas Corriere dello Sport – janë proporcionale me seriozitetin e secilës shkelje individuale të sjelljes, kështu që Allan do të duhet të paguajë 200 mijë euro pasi ai u përlesh me djalin e De Laurentiis njëkohësisht zëvendëspresidentit Edo.

Il Corriere shton sesi gjobat shkojnë nga 225 mijë deri në 22 mijë euro, duke arritur në total 2,5 milion euro. Lista e sanksioneve është dërguar në skuadër dhe tani lojtarët po përgatisin mbrojtjen e tyre.

Napoli mbetet pa fitore në gjashtë ndeshjet e fundit, pasi barazuan 1-1 me Milanin të shtunën. /Lajmi.net/ 

TAGS