Napoli gati ta fitojë garën për Barellan, ofron para dhe dy futbollistë për italianin

Nicolo Barella është njëri nga futbollistët italian më të kërkuar në tregun e transferimeve.

Mesfushori i talentuar ka shkëlqyer me Cagliarin në dy edicionet e fundit në Serie A.

E forma e mirë e tij nuk ka shkuar dëm pa u vënë re nga skuadrat më të mëdha italiane dhe jo vetëm.

Roma, Inter, Milan, Juventus dhe Napoli janë skuadrat e interesuara për reprezentuesin italian.

Por duket se garën do ta fitojë nën kampioni i Italisë, Napoli që ka bërë një ofertë shumë të lartë.

Napolitanët kanë ofruar 20 milionë euro para si dhe dy futbollistët Adam Ounas dhe Marko Rog në drejtim të Cagliarit.

Nicolo Barella . (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Ende nuk ka një përgjigje përfundimtare nga Cagliari, por sipas medieve italiane kjo ofertë e Napolit do të pranohet.

Përveç skuadrave italiane, për Barellan interesim ka shprehur edhe Arsenal, Liverpool dhe Borussia Dortmund.

21-vjeçari këtë edicion me fanellën e Cagliarit ka shënuar vetëm një gol në 18 ndeshje. /Telegrafi/

TAGS