Napoli heq dorë nga Haaland, norvegjezi do të transferohet te gjiganti anglez në janar

Napoli heq dorë nga Haaland, norvegjezi do të transferohet te gjiganti anglez në janar
10:17 | 29 Tetor 2019

Napoli ‘po pret që Manchester United të finalizojë nënshkrimin me sulmuesin e RB Salzburg Erling Haaland në janar’ ndërsa klubi italian u tërhoq nga gara për nënshkrimin e tij.

Sulmuesi 19-vjeçar ka qenë në formë të bujshme këtë sezon, duke shënuar 21 gola në 14 ndeshje për klubin austriak, përfshirë gjashtë gola në tre ndeshje të grupeve të Ligës së Kampionëve.

Ai më parë ka luajtur nën menaxherin e United, Ole Gunnar Solskjaer në skuadrën norvegjeze Molde dhe mund të lidhet përsëri me të në ‘Old Trafford’, përcjell lajmi.net.

Sipas gazetës italiane Corriere dello Sport, Napoli është tërhequr nga gara për të nënshkruar me Haaland, duke besuar se nuk kanë fuqinë financiare për të garuar me United.

Lajmin e ka konfirmuar edhe skauti i Napolit, Loris Boni – i cili ka thënë se ai do të kalojë te United. /Lajmi.net/ 

TAGS