Napoli pezullon marrëveshjen me Dalian Yifang për Marek Hamsik

Ka ndodhur një kthesë e jashtëzakonshme, pasi Napoli ka njoftuar se do ta “pezullojë” shitjen e Marek Hamsik te Dalian Yifang, pasi mënyra e pagesës ka ndryshuar.

Marrëveshja ishte vendosur dhe lojtarit iu dha një surprizë lamtumire nga shokët e tij natën e kaluar.

Megjithatë, këtë mbrëmje Napoli lëshoi ​​një deklaratë përmes faqes zyrtare të klubit në internet duke deklaruar se situata ka ndryshuar.

Marek Hamsik në aksion me Napolin . (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)

“Calcio Napoli ka vendosur të pezullojë shitjen e Marek Hamsik në klubin kinez, pasi mënyra e pagesës nuk është në përputhje me marrëveshjen e rënë dakord më parë”.

Është përdorur fjala ‘suspendim’, por edhe nuk ka diçkaje të përhershme dhe një anulim të plotë të marrëveshjes.

Lexo po ashtu:

Napoli ishte marr vesh për 18 milionë euro, plus 2 milionë euro bonuse, me lojtarin që fitonte 9 milionë euro në vit në Kinë.

Marek Hamsik . (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)

Sipas Sky Sport Italia, problemi është se Dalian Yifang dëshiron të marrë Hamsikun në huazim me detyrim blerje, ndërsa Napoli pranon vetëm shitje të përhershme.

Afati kalimtar Superligës kineze është ende i hapur deri më 28 shkurt.

Formulimi i deklaratës është gjithashtu i çuditshëm, pasi Napoli nuk iu ka referuar me emrin e klubit Dalian Yifang, por me “kinezët”. /Telegrafi/

TAGS