Napoli publikoi lajm të mirë

Napoli publikoi lajm të mirë

Napoli, 30 shtator 2020 (MEDIAL) – Napoli njoftoi se të gjitha testet për koronavirus të lojtarëve dhe personelit ishin negative, pasi kundërshtari i tyre në xhiron e fundit – Xhenova njoftoi se kishin 14 raste të KOVID-19.

Nesër, “napolitanët” do të bëjnë edhe një test tjetër për të zbuluar nëse derbi me Juventusin do të zhvillohet në fund të kësaj jave.

Xhenova kishte dy lojtarë të infektuar me KOVID-19 – Matias Perin dhe Lase Shone para ndeshjes me Napolin, të cilin “grifonët” e humbën në mënyrë katastrofike me 0:6. Por testet e kryera të hënën në mëngjes treguan se kishte edhe 12 raste pozitive, nga të cilat tetë ose nëntë u zbuluan tek futbollistët.

Ata tani janë në karantinë dhe ka shumë mundësi  që ndeshja e tyre me Torinon të shtyhet këtë fundjavë.

Nuk është konfirmuar ende, por sipas informacioneve paraprake, gjashtë nga lojtarët e infektuar të Xhenovës kanë luajtur kundër Napolit. mb/