Naqe Çulev: Njerëzit u liruan kur u hap tema e zgjedhjeve, Komisioni menjëherë i zbuti

Naqe Çulev: Njerëzit u liruan kur u hap tema e zgjedhjeve, Komisioni menjëherë i zbuti
Tash esht Koha

Ministri i Punëve të Brendshme Naqe Çulev ka thënë se një prej shkaqeve që solli deri tek vala e re të infektuarve me koronavirus është edhe lirimi i menjëhershëm i masave nga Komisioni për Sëmundje Ngjitëse, njofton Shenja.

“Njerëzit u liruan kur filluan debatet , kur u bë politizimi me temën e zgjedhjeve. Kur filluan takimet e liderëve. Them se atëherë edhe Komisioni filloi menjëherë me lirimet e masave në masë të madhe. Edhe unë isha për lirim të masave, mirëpo hap pas hapi. Megjithatë Komisioni vendosi që menjëherë të lirohen masat. Kjo u pranua në Qeveria dhe në njëfarë mënyrë të gjitha qytetarët u liruan”, tha mes tjerash ministri i Punëve të Brendshme Naqe Çulev.

Tash esht Koha