Nara flet për Icardin, thotë se lojtari dëshiron qëndrimin tek Inter

Nara flet për Icardin, thotë se lojtari dëshiron qëndrimin tek Inter

Agjentja dhe gruaja e Mauro Icardi ka dhënë disa detaje rreth situatës aktuale në raportin Icardi – Inter.

Wanda Nara ka insistuar se burri/klienti i tij dëshiron qëndrimin tek skuadra e Inter, përkundër gjërave që kanë ndodhur së fundmi.

Sipas fjalëve të saj, ai do të ishte i gatshëm të rrinte me skuadrën edhe për 150 vitet e ardhshme.

“Mauro dëshiron të qëndrojë, është zgjedhja e tij” ka thënë Nara për ‘Tiki Taka’, transmeton lajmi.net.

“Nëse Spalletti qëndron tek Inter për 100 vitet e ardhshme, ndoshta Mauro do të qëndrojë për 150 vite. Kjo është mënyra si përgjigjet ai kur unë e pyes” ka thënë tutje ajo.

Icardi kishte lënë skuadrën për rreth gjashtë javë duke thënë se ishte i lënduar, por që bindja ekziston se ajo nuk ishte arsyeja reale.

Pas këtyre ngjarjeve, tifozët e Inter nuk e duan më argjentinasin në skuadër, duke kërkuar largimin e tij me çdo kusht.

Kujtojmë se Spalletti kishte vendosur t’ia merrte edhe shiritin e kapitenit, për t’ia pasuar portierit Handanovic. /Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS