Natyra detyroi “ishullin e vdekjes” të zbulojë sekretet – Një milion të vdekur

Shirat dhe zbaticat kanë lënë gjurmë në ishullin Hart.

Terreni, pak kilometra nga Manhatani ka shërbyer për 150 vite si një gropë e përbashkët për kufomat e panjohura, as të kërkuara, që janë groposur larg çdo ceremonie dhe në harresë.

Qarkullimet e fotove të kafkave, femurëve dhe të kockave të tjera njerëzore të zhvarrosura nga erozioni i terrenit i ka detyruar hetuesit të shkojnë në vendngjarje. Vetëm me një vizitë, një ekip i qeverisë lokale ka mbledhur 174 mbetje që u magazinuan dhe u kataloguan.

Rreth një milion kufoma dergjen në këtë ishull të blerë nga qyteti në vitin 1868. Ka qenë një burg i Luftës Civile, një azil, një spital për të sëmurët me tuberkuloz, një burg dhe një bazë raketash. Ndërkohë që Nju Jorku dërgonte trupat me varka që nuk i kërkonte askush nga familjarët.

Administrata përgjegjëse e ishullit nuk ka organizuar kurrë një lloj varreze, as është kujdesur për terrenin, çka i ka dhënë emrin “ishulli i vdekjes”. Për më tepër hyrja është e kufizuar, vetëm pë rata që kanë familjarë të varrosur aty.

Nuk janë të reja gjetjet e kockave, por janë shtuar dëmet e shkaktuara nga uragani Sendi dhe nga stuhi të tjera.

“Kanë ardhur të pastrojnë kockat, por nuk është hera e parë dhe nuk do të jetë e fundit,” – ankohet Melina Hunt. “Janë qenie të margjinalizuara dhe të harruara nga jeta, njerëz që kanë vdekur si indigjenë, viktima të sëmundjeve ngjitëse.

Po i viktimizojmë sërish edhe në banesën e tyre të fundit,” – u shpreh ajo.

TAGS