NBA rinis pas “All Star Game”, Milwaukee dominon me Antetokounmpo

NBA rinis pas “All Star Game”, Milwaukee dominon me Antetokounmpo

Pas një pushimi 10-ditor për shkak të “All Star Game” kanë rinisur sot ndeshjet e NBA-së.

Skuadra e Milwaukee mposhti 126-106 Detroit jashtë fushe, duke ruajtur kreun në Lindje dhe mban rekordin më të mirë sezonal.

Ndeshje e dominuar nga Milwaukee, ku u dallua i zakonshme Antetokounmpo, që realizoi 33 pikë e 16 rebound, mbështetur edhe nga Middleton me 28 pikë.

Jashtë fushe fiton edhe skuadra e Houston, që mundi 135-105 Golden State, ndeshje që ishte një formalitet për teksanët. Të gjithë titullarët e Houston realizuan mbi 10 pikë, me Harden që realizoi 29 pikë e 10 asist, ndërsa Westbrook e mbylli me 21 pikë e 10 asist.

Fitore në sekondat e fundit për Sacamento, që mposhti 129-125 Memphis, sfidë ku diferencën e bëri Barnes me 32 pikë.

Pas kohës shtesë triumfon skuadra e Philadelphia, që mundi 112-104 Brooklyn, ndeshje me rivalitet dhe emocione. Embiid ishte lider në fushë për Philadelphia, autor i 39 pikëve e 16 rebound, mbështetur edhe nga Harris me 22 pikë e 12 rebound. Fiton edhe skuadra e Atlanta, që mundi 129-124 Miami, sfidë ku herë udhëhiqte njëri ekip e herë tjetri. Trae Young me 50 pikë ishte më i miri në fushë për Atlanta.

NBA – Rezultatet e sotme

Detroit – Milwaukee, 106-126

Atlanta – Miami, 129-124

Chicago – Charlotte, 93-103

Philadelphia – Brooklyn, 112-104

Sacramento – Memphis, 129-125

Golden State – Houston, 105-135

MEDIAL.mk