14 Janar 2019 / 10:48
Qarkullimi në rrugët shtetërore po zhvillohet aktualisht nëpër rrugë të lagët, ndërsa në disa vende ka mbetje bore dhe akulli. Në këto kushte është vendosur ndalim qarkullimi për lëvizjen e automjeteve të tonazhit të rëndë në rrugën inter-urbane Dibër-Strugë. Ndërsa shikueshmëria është ulur prej 50 deri 100 metra për shkak të mjegullës së dendur në rrugën Tetovë-Zhelinë dhe Gradsko-Negotino. Intensiteti i trafikut për momentin në rrugët urbane është mesatar, ndërsa në kalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
Loading…