Ndalohet një person, dyshohet se goditi për vdekje 39 vjeçarin në Vitomiricë të Pejës (Foto)

Ndalohet një person, dyshohet se goditi për vdekje 39 vjeçarin në Vitomiricë të Pejës (Foto)

Një 39 vjeçar, me iniciale A.C., është gjetur sot i vdekur në rrugën ‘Selman Lajqi’ në fshatin Vitomiricë-Pejë.

Lajmin e ka bërë të ditur policia.

Ndërkaq dyshohet se u godit nga një veturë, shoferi i së cilës kishte ikur nga vendi i ngjarjes, e që më pas, ishte ndaluar nga njësitet policore si i dyshuari kryesor.

Lexo po ashtu:

“Pas një pune intensive të policisë rreth orës 13:30, një person është ndaluar dhe i njëjti është duke u intervistuar për veprën e shkaktuar ‘Aksident trafiku me fatalitet’, të ndodhur në rrugën e lartcekur rreth orës 01:30 të datës 13.04.2019”.

“Personit të dyshuar ju ka caktuar masa e ndalimit policor për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme”, ka thënë Policia në rajonin e Pejës.

I dyshuari është ndaluar për 48 orë.

Rasti është duke u hetuar nga Njësiti hetimor i komunikacionit rrugor dhe sektori rajonal për hetime në bashkëpunim të plotë me prokurorin e shtetit./Telegrafi/

TAGS