Ndarja me Maqedoninë, Rama: Nuk ka qenë asnjëherë opsion! Ata ndërruan emrin dhe nuk i dhanë PO-në

Ndarja me Maqedoninë, Rama: Nuk ka qenë asnjëherë opsion! Ata ndërruan emrin dhe nuk i dhanë PO-në

Kryeministri Rama ka deklaruar se ndarja e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në çështjen e negociatave nuk ka qenë asnjëherë një opsion.

Në një konferencë për shtyp pas JO-së për negociatat, Rama mori për shembull Maqedoninë e Veriut, duke thënë se ata ndërruan emrin pasi morën premtimin se do të hapnin negociatat dhe sërish BE nuk e bëri këtë gjë. Sipas tij, arsyeja e vetme është e thjeshtë, Franca ka vendosur një bllokadë dhe ka ngritur shqetësime që nuk kanë të bëjmë me atë që kanë arritur vende si Shqipëria e Maqedonia e Veriut.

Rama: Ironia, ka 14 vjet që Maqedonia pret të çelë negociatat. E detyruan të ndërrojë emrin, të ndërrojë identitetin në kuptimin e kartës së identitetit, duke i premtuar se u bë kjo dhe u zgjidh.. dhe ja ku jemi! Kishte plot që thonin se duhej të ndahej Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. Asnjëherë nuk ka qenë një opsion, sepse po ju them dhe njëherë. Nuk ka lidhje me çfarë ka bërë Shqipëria e Maqedonia e Veriut. Imagjinojeni, ata ndërruan emrin, çfarë mund të bësh më shumë se ata? Por u gjendëm në një moment në BE, ku po ndodh një përplasje e madhe konceptuale në Evropë mes Gjermanisë e Francës.

Mjaftueshëm në raport me çfarë? Sepse nëse e konsiderojmë progresin si një progres të lidhur me gadishmërinë për tu bërë anëtar, patjetër është është i pamjaftueshëm. Por nëse krahasojmë se çfarë na është kërkuar dhe çfarë kemi bërë, ne kemi bërë shumë më tepër. Dhe e thash, nëse ne bëjmë këto, nuk i bëjmë sepse

Cilido që të ishte në vendin tonë dje, nuk do ta merrte dritën jeshile./Express