Ndërmarrja Publike për Infrastrukturë Hekurudhore del me sqarim për sinjalizimin në Llopatë

Ndërmarrja Publike për Infrastrukturë Hekurudhore del me sqarim për sinjalizimin në Llopatë

Pas ankesave të qytetarëve se në kalimin hekurudhor në fshatin Llopatë nuk punon sinjalizimi, ekipet e ndërmarrjes Publike për Infrastrukturë Hekurudhore, Hekurudhat e Republikës së Maqedonisë së Veriut kanë dalë në terren dhe kanë sanuar defektin.
Problemi në këtë vendkalim ka qenë teknik, por në raste kur sinjalizimi mund të ketë probleme, trenat e ngadalësojnë shpejtësinë dhe ndalojnë në kalimet hekurudhore ku ka defekte.

Pas sanimit të defektit, komunikacioni hekurudhor në këtë drejtim po zhvillohet normalisht.

Me respekt ndërmarrja Publike për Infrastrukturë Hekurudhore, Hekurudhat e Republikës së Maqedonisë së Veriut