Alsat 2019-07-23T15:38:38+02:00
Qeveria hoqi nga rendi i ditës pikën për emërimin e drejtorëve të rinj. Kjo sipas organit ekzekutiv është bërë për shkak të procedurave juridike të cilat duhet ndjekur për çdo emërim. Të mërkurën Qeveria pritet të mbajë seancë të veçantë për emërimet e reja.
Alsat zyrtarisht mëson emrat e drejtorëve të cilët i propozuar BDI-ja. Me Ndërmarrjen Publike “Hekurudhat e Maqedonisë-Infrastruktura” propozohet të udhëheq Festim Halili, ish zëvendëskryeministër për Zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit gjatë vitit 2016. Me Byronë për Furnizime Publike është propozuar të udhëheq Armir Sadiki, ndërsa me Agjencinë për Investime të huaja, Arben Vila. Bekim Memeti është propozuar të udhëheq me Ndërmarrjen Publike “Rrugët Shtetërore”, ndërsa Pajazit Lika është propozuar zëvendësdrejtor në Zonat për Zhvillim Teknologjik dhe Industrial. Faruk Ismaili është propozuar për drejtor Ekzekutiv në Bankën për Zhvillim e Maqedonisë së Veriut. Emrat e propozuar, nga partia e Ali Ahmetit thonë se i kanë kaluar edhe filtrat e degëve nga të cilat vijnë dhe se gëzojnë mbështetjen e tyre. Ndërkohë nga propozimet e LSDM-së, Vasko Kovaçevski është emëruar drejtor i përgjithshëm në Shoqatën Aksionare Elektranat e Maqedonisë së Veriut. Kovaçevski deri tani ka qenë drejtor i TEC Manastir, ndërsa paraprakisht ishte deputet.
Në seancën e së mërkurës Qeveria pritet t’i emëroj edhe drejtorët dhe zëvendësit e tyre në 12 ndërmarrjet që ndodhen në kompetencat e Qeverisë. Emërimi i tyre vjen në bazë të ligjit të miratuar nga Qeveria që ndërmarrjet në kompetencë të saj të kenë zëvendësdrejtor, ndërsa partnerët e koalicionit BDI-LSDM janë marr vesh që në ndërmarrjen ku njëri subjekt ka drejtor, subjektit tjetër t’i takojë posti i zëvendësdrejtorit. Në kuadër të emërimeve, partnerët e koalicionit nuk kanë negociuar për ndarjen e drejtorive të cilët mbetën pa udhëheqës pas largimit të RDK-së nga Qeveria.
Adrian Kerimi
Loading…