Ndërprerje në furnizimin me ujë në pjesën më të madhe të Tetovës

Ndërprerje në furnizimin me ujë në pjesën më të madhe të Tetovës

Ka pasur ndërprerje të furnizimit me ujë në pjesën më të madhe të Tetovës sot, për shkak të një defekti të madh të një prej tubave kryesorë të ujit f-300 në rrjetin në rrugën “Cvetan Dimov”. Për shkak të defektit të madh dhe rrjedhjes së ujit, si dhe shiut, u përmbyt rruga “Cvetan Dimov”, gjë që e bëri të vështirë lëvizjen në atë rrugë ku ndodhen ndërtesat e SPB Tetovë dhe Arkivi.

“Vlerësojmë se rreth 60 për qind e qytetit po përballet me ndërprerje në furnizimin me ujë. Bëhet fjalë për tub të vjetër prej saloniti, i cili, gjatë kryerjes së punimeve për shkak të vjetërsimit vazhdoi të shpërthejë përgjatë gjatësisë së tij. Punëtorët filluan me një ndërhyrje nga ora 11:30 dhe do të punojnë deri në fund të riparimit të defektit, përkatësisht zëvendësimit të tubit të ujit. Punonjësit e kompanisë nga njësia punuese ‘Ujësjellës dhe Kanalizime’ do të angazhohen maksimalisht për riparimin më të shpejtë dhe më efikas të defektit”, deklaroi udhëheqësi i laboratorit hidraulik, Lulzim Shaqiri.

Për momentin, rrjeti i ujësjellësit të qytetit të Tetovës ka një fluks maksimal të burimeve të tij prej 400 litra ujë në sekondë.