Ndërpritet ndeshja KB Rahoveci – KB Ponte, arsyeja e çuditshme

Ndërpritet ndeshja KB Rahoveci – KB Ponte, arsyeja e çuditshme

Ndeshjet e ‘Play Off’ në elitën e basketbollit kosovar nuk kanë filluar në mënyrën më të mirë të mundshme.

Ndeshja mes KB Rahovecit dhe KB Pontes së Prizrenit, është ndërprerë për të vazhduar të mërkurën për një arsye të çuditshme.

Gjatë pjesës së parë në palestrën ‘Mizair Isma’ është dëmtuar trapezi i koshit, duke e bërë të pamundur vazhdimin e ndeshjes.

Ndeshja është ndërprerë pranë rezultatit 28:33 në të mirë të mysafirëve.

Ndeshja do të vazhdojë të mërkurën, pikërisht nga momenti kur është ndërprerë./Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS